Ish-truproja e Sali Berishës Sali Lushaj është ndaluar sot në një operacion të befasishëm nga policia pranë stadiumit “Dinamo”. Burime nga policia thonë për Vox News se së bashku me Lushën është ndaluar edhe Mustafa Lici, një nga personat që konsiderohet si një “ndër të fortët e Shkodrës”.
Gjatë aksionit, forcat “Shqiponja” kanë ndaluar dy mjete ‘Mercedes-Benz’ që udhëtonin njëri pas tjetrit. Fillimisht blutë kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Sali Lushaj dhe pastaj edhe Mustafa Licin.
Pas kontrollit të dy mjeteve, Lushaj dhe Lici janë dërguar në Drejtorinë e Policisë. Shkaqet e ndalimit të Lushajt dhe shoqëruesit të tij nuk dihen ende.
Kush është Mustafa Lici?
Mustafa Lici është babai i Ibrahim Licit.
Lici akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës një vit më parë në zonën e Livadheve në Shkodër. Kjo akuzë u kundërshtua një ditë më vonë nga të afërmit të Licit. Po ashtu, policia e akuzon Irahim Licin edhe për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, marsin e vitit 2019 në Shkodër. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23-vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.