Dallëndyshe Bici rikthehet në ‘folenë e vjetër’, sërish në krye të IKMT

31 August 2022, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dallëndyshe Bici rikthehet në ‘folenë e vjetër’,

Dallëndyshe Bici është rikthyer në 'folenë' e saj të vjetër, në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në maj të vitit 2021, Bici liroi karrigen për tu zëvendësuar nga Ajet Zyberi. Ky i fundit ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

Kujtojmë se Dallëndyshe Bici kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk u zgjodh. Më pas, ajo u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes, nga ku u lirua sot. Pas një periudhe 1-vjeçare largimi nga IKMT-ja, Bici do të jetë sërish në krye të këtij institucioni.

 


Video