Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve

31 August 2022, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve
Tonin Vocaj

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj ka kërkuar rihapjen e basteve gjatë dëgjesës që kryeministri Rama po zhvillon për bastet sportive.

“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit. Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur. Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.


Video