Ishte martuar para një muaji, kush është vajza që u shtyp nga makina në oborrin e shtëpisë

31 August 2022, 09:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte martuar para një muaji, kush është vajza që u shtyp
Foto nga vendngjarja

Ngjarja e rëndë e cila u regjistrua gjatë natës në Tiranë ku Sajmir Taci teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij humbi kontrollin dhe dolinga rruga, duke përfunduar në oborrin e një banese.

Për pasojë, Taci përplasi për vdekje 23-vjeçaren Marjana Seitaj, e cila po qëndronte bashkë me familjarët e tjerë në oborr kur ndodhi aksidenti.

Drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi në momentin kur ka hyrë në oborr, pavarësisht se ka qenë në një rrugë të pa shtruar. Viktima Marjana Seitaj nuk kishte shumë që ishte martuar, jo më shumë se një muaj.

 


Video