
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se dyshon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shkarkua nga kjo detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave pasi diku “ka shkelur në kallo”.
Lala tha se mendoj se në mënyrë direkte apo indirekte shkarkimi i Gledis Nanos mund të lidhet edhe me zhdukjen e biznesmenit, Ervis Martinaj.
"Me thënë të drejtën unë mendoj se në mënyrë direkte apo indirekte mund të lidhet edhe me këtë pikë shkarkimi i Nanos. Nuk kam prova por unë dyshoj për këtë. Po të shikosh kemi nga njëra anë zhdukjen e Ervis Martinaj.
Sapo flitet për zhdukjen e tij shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ka diçka përtej mënyrës sesi doli lajmi. Pati një arkitekt për mënyrën sesi po sillej me median për shkarkimin e zotit Nano”, tha Lala në News24.