U godit nga drurët mbajtës të shilarëses, humb jetën 12-vjeçarja shqiptare në Itali

1 September 2022, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U godit nga drurët mbajtës të shilarëses, humb jetën

Mediat italiane shkruajnë se një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po lozte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 punonjës shëndetësorë.

Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë. Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur.


Video