Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, qytetarët do udhëtojnë vetëm me kartat ID

1 September 2022, 07:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, qytetarët do
Foto ilustruese

Sot nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve shtesë në hyrje-dalje nga asnjëra anë.

Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla ka konfirmuar se nuk po lëshohen dokumentet për hyrje-daljet në kufi.

“Masa është hequr nga pika kufitare në Bërnjak. Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur nga pikat kufitare në Merdare, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi”, tha Sveçla.

Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Sipas marrëveshjes qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues. Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve. 

 


Video