U tradhtua nga i dashuri, 27-vjeçarja nga Durrësi tenton të varë veten, i vë flakën dhe rrobave

1 September 2022, 19:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U tradhtua nga i dashuri, 27-vjeçarja nga Durrësi tenton të
Foto ilustruese

Një 27-vjeçare nga Durrësi ka tentuar sot të varë veten, teksa është shpëtuar nga fqinjët e saj, pasi kanë shkuar në vendngjarje nga tymi, për shkak se e reja i kishte vënë flakën në tualet dhe disa rrobave.

Një prej fqinjeve që ka shpëtuar 27-vjeçaren tregon për JOQ se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.L. dhe kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që e reja tenton t'i japë fund jetës, pasi pak kohë më parë është helmuar.

Fqinja tregon se e reja a qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe e ka ndërmarrë aktin e rëndë, pasi është tradhtuar nga i dashuri. Po sipas saj, 27-vjeçarja është e bija e një biznesmeni të madh nga martesa e tij e parë.

Rrëfimi i plotë:

Sot ne Durres nje vajze me emrin A.L ka tentuar te vare veten dhe ne tualetin e hyrjes te saj i ka vene zjarrin disa robave nga ku dilte tym gje e cila i ka bere komshinjte te nderhyje. Vajzen reth 27 vjec e ka mare ambulanca e qytetit dhe nuk dim asgje per te dhe shtepia eshte fikur zjarri. Ajo eshte vajza e nje bizesmeni te madh nga nje martese e mepareshme dhe vajza eshte ritur nga nena dhe njerku te cilet kane nderuar jete. Nuk e njihnim shume pasi jetonte ne tirane mbas termetit por te gjith e tregoje nje njeri shume te respektuar. Un kam bere vetem 1 here muhabet me te pasi jetoj studjoj ne suedi. Arsyeja qe mendova ta tregoj kete pasi kam pyetur dhe me ka bere shum pershtyoje sesi po vazhdon jeta e ketij brezi. Nga miqte e saj mesova qe vajza vetem kete muaj ka tentuar 2 here te vetvritet duke u helmuar dhe sot duke u varur dhe me pas djegur pasi eshte e ditur cfare mund te ndodhte. Vajza punojte ne nje fast food ne tirane dhe kishte 1 muaj e gjysem qe nuk dilte me as nga shtepia. Dje eshte rikthyer ne durres ku dhe jetonte vetem duke i then se do ikte sepse nena e saj po e kerkonte ( nderkohe e vdekur pre 6 vitesh) Per kete askush nuk beri asgje. Vajza kishte nje lidhje dashurie nga ku dhe eshte tradhetuar. Para 2 vitesh kurohej me antidepresive. Per gjendejn e saj askush nuk beri asgje as babai i saj as familja e cila jetonte tek tezja. Kush mban pergjegjesi per deoresjonin per keta njerez te cilet kerkojne ndihme neper doktore private sepse vajza shkonte vazhdimisht ne psikoligje. Nuk e verejti askush kete.


Video