Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka gjetur në fshatin Vila afër Athinës një platacion me dy mijë rrënjë kanabisi të mbjella në mes të një pylli.
Plantacioni ruhej nga njerëzve të armatosur me automakikë. Në "bazë" policia ka gjetur tre persona (të cilët mund të kenë qenë kujdestarët e fidanëve), ndërsa njëri prej tyre ishte gati për përdorte një automatik Scorpion.
Në total u arrestuan pesë shqiptarë (mes tyre dy drejtuesit e grupit) dhe një gjeorgjian (partneri i një prej “menaxherëve”). Njërit prej të arrestuarve iu gjet një armë Beretta me fishekë në karikator. Mes 5 të arrestuarve shqiptarë është edhe një grua. Të 6 të prangosurit ishin të moshave 24 deri në 45 vjeç, përfshirë dy drejtues të organizatës të moshës 45 dhe 41 vjeç.
Për gjetjen e lëndës narkotike u përdorën qentë anti drogë,ndërsa forca të shumta policie u përdorën për rrethimin e zonës pasi trafikantët kishin instaluar sisteme kamerash dhe sistme alarmi në gjithë zonën.
Bimët narkotike ishin në periudha të ndryshme rritje dhe kishin lartësi 50-110 centimetra. Në vendqëndrimin e trafikantëve u gjetën edhe armë të rënda, ndërkohë që kishte edhe rezervuarë të mëdhenj ujitës.
Mësohet se organizata e shqiptarëve kishte degë në të gjithë greqinë,ku shpërndante lëndën narkotike.
Autoritet thonë se nisën hetimin mbas një informacioni të marrë në rrugë operative prej një bashkëpunëtori të saj në Selanik dhe menjeherë nisi hetimet të cilat konkluduan me evidentimin e plantacionit në periferi të Athinës.
Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se organizata kriminale kishte një makinë, të cilën e kishte vjedhur një punonjës i një kompanie që e përdorte me qira. Mësohet se ai e ka vjedhur dhe më pas i ka ndërruar targat.
Sekuestrimet
(2101) fidane kërpi 50 cm deri në 1.10 m lartësi të cilat u shkulën,
Mitrolozë me karikator, gati për përdorim,
(2) pistoleta, njëra prej të cilave ka një fishek në dhomë;
Fishekë të kalibrave të ndryshëm,
silenciator pistolete,
palë pranga,
Peshore elektronike precize,
Mini laptop-laptop (tabletë ),
(9) telefonat celularë të përdorur për të komunikuar me njëri-tjetrin,
Sistemi portativ i intercom dhe dy transmetues pa tela,
kamera nate,
pajisje për bllokimin e sinjalit,
Shumë mjete bujqësore, vazo të zbrazëta, pako me tokë për vazo, plehra dhe aksesorë të përdorur për rritjen e fidanëve,
Shuma e parave (2700) euro lidhur me trafikun e drogës,
Çelësat që i korrespondonin një automjeti që përdornin dhe që ishte raportuar i vjedhur në shkurt 2022, ndërkohë që vihet re se i kishin vendosur targa false