“Kam folur me njerëzit e tij?”, Artan Hoxha: Vis Martinaj u tradhtua dhe dorëzua tek një “njësi speciale”

1 September 2022, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kam folur me njerëzit e tij?”, Artan Hoxha: Vis Martinaj u
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka theksuar edhe njëherë se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.

I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Pse nuk flet policia?

Hoxha: Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.

Fevziu: Ti anon nga faktet?

Hoxha: Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjarje që shënjon një vijë demarkacioni

Gazetari Hoxha deklaroi pak ditë më parë Ervis Martinaj është tradhtuar nga miqtë e tij dhe është dorëzuar tek një “njësi speciale” e cila është ngritur nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë qenë me uniformë.


Video