Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka treguar detaje të reja mbi zhdukjen misterioze të Ervis Martinaj. Sipas Lalës, babai i Martinajt ka deklaruar se i biri kishte konflikte me shumë emra që nuk kanë dalë në media deri më sot.
Gazetarja deklaroi se Ervis Martinaj kishte konflikt me një biznesmen që po ndërton një resort tek Gjiri i Lalëzit, të cilit i kishte dhënë lek dhe nuk i ishin kthyer më.
Klodiana Lala tregoi më tej se Ervis Martinajt i ka kërkuar intervistë, kur e ka takuar në praninë e një ish-deputeti të njohur, por ai nuk ka pranuar.
"Babai i Martinajt jep detaje shumë interesante. Ai ka thënë në polici se mendon se ngjarja e rëndë i ka ndodhur të birit mes orës 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht. Babai tregon se kishte përplasje shumë të forta i biri. Emra që nuk kanë dalë kurrë. Ka edhe biznesmenë shumë të fuqishëm, njëri prej tyre po ndërton një resort në Gjirin e Lalëzit. Martinaj i ka dhënë para dhe nuk ia ka kthyer. Ai ka tentuar t'i marrë vila. Duke njohur kapacitetin e Martinajt. Kur e kam kontaktuar për herë të fundit në prani në një ish-deputeti të njohur, i kërkova intervistë, nuk ka pranuar. Tha kam punët e mia dhe nuk kam interes që të ekspozohem." tha Klodiana Lala në "Opinion"