I shkonte me gruan, e dhunoi dhe e kërcënoi qytetarin, pezullohet nga detyra Drejtori i Doganës së Fierit

13 September 2022, 20:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I shkonte me gruan, e dhunoi dhe e kërcënoi qytetarin, pezullohet nga
Algert Belulaj dhe Arlind Lugjaj

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Doganës së Fierit Arlind Lagji, pas denoncimit të bërë në media nga qytetari Algert Belulaj. Ky i fundit publikoi pamjet me zë dhe me figurë kur Lagji e kërcënonte me jetë.

Drejtoria e Doganës së Fierit ka vendosur pezullimin e nënpunësit civil Arlind Lagji deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

Ky i fundit ka deklaruar se konfliktet me drejtorin e Doganës filluan pasi mësoi se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me të.

"Ora investigim"publikoi pak ditë më parë audion ku  titullari i institucionit kërcënonte qytatarin se do ta bëjë copë –copë dhe më pas i përmend emra grupesh dhe personash që mund ta eleminojnë.

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji: Unë në jetë nuk kam bërë turpe 

Algert Belulaj: Ça është kjo që bëre ti me një grua të martuar? 

Drejtori i Doganës Fier: Më qëndro larg mua 

Algert Belulaj: Do të qëndroj po hajde ma sqaro pak muahabetin 

Drejtori i Doganës Fier:  Unë do vij do marr **** te shtepia e saj nesër në mëngjes, guxove dole me makinë para meje po të thotë prapë Arlindi  

Algert Belulaj:Do vazhdosh më me **** 

Drejtori i Doganës Fier: Do vazhdoj unë nga inati jot tani. 

Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thenë ke gjë me atë? Kam pasur më the. 

Drejtori i Doganës Fier: Kam pasur është e vërtetë. 

Algert Belulaj: Janë fjalët e tua nuk janë fjalët e mia. 

Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi,që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i ***** o idiot. E di kush është ******? 

Algert Belulaj: Jo 

Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i  motrës së tij, Hakmarrja ***** dhe ata persona të zhdukin . 

Algert Belulaj: Po ata e dinë me sa fytyra je ti? 

Drejtori i Doganës Fier: Po ku ishe ti kur ajo flinte me mua në filan vend ku ishe ti? 

Algert Belulaj: Unë isha në dy punë si punojnë shumë burra. 

Drejtori i Doganës Fier: Jo nuk punojnë shumë burra dy punë. Burrat bëhen burra për gratë, i japin siguri mbrojtje. 

Algert Belulaj: Po mos kishe pushtet do ta shikoje. 

Drejtori i Doganës Fier: Po të kenë frikë është vlerë dhe ti je i pavlerë, kupton? 

Por gjuha e kercenimeve nga Drejtori i Doganës së Fierit  nuk mbaron këtu. 

Gazetarja: Kemi parë dhe një video ku makina juaj është ndaluar. Çfarë ndodhi në atë kohë?

Algert Belulaj:  Kam dashur të pij kafe me bashkëshorten time në atë kohë sepse nuk e kisha të faktuar lidhjen jashtëmartesore. Kam qenë me  një shok. Kma marrë në telefon ish bashkëshortën. Ajo nuk mu përgjigj. Më mori Arlindi më tha të pijmë një kafe për të sqaruar se unë nuk kam asgjë me ty. Kemi vajtur në një lokal në Fier ku më ka futur në kurth bashkë me dy persona të tjerë, që nuk i njoh e më ka dhunuar. Arlind Lagji më ka drejtuar armën. Personi që del nga makina është Arlind Lagji dhe në makinë me të ka qenë ish gruaja ime.

Por kërcënimet nga titullari i institucionit nuk u mbyllën me kaq. Belulaj ka deklaruar  se kreu i Doganës Fier e ka dhunuar, duke e qëlluar me pjesën e pasme të armës.

“Lëre lëre o Ardit” (Dëgjohet zëri në kamera)  

Algert Belulaj: Në momentin që më kanë tërhequr para makinës nuk kanë arritur dot të më dhunojnë, ka nxjerrë armën. Në këtë moment që ka nxjerrë armën njeriu i tij e ka ndaluar dhe nuk e ka shkrepur.

Fotoja (poshte) tregon qartë dhunën e ushtruar ndaj Algert Belulaj nga titullari i institucionit i veshur me pushtet.

I shkonte me gruan, e dhunoi dhe e kërcënoi qytetarin, pezullohet nga


Video