Ilir Meta(j) është zyrtarisht nën hetim nga SPAK dhe prokurori që ka në dorë “fatin” e tij është Sotir Kllapi.
Këtë të fundit Meta(j) ka gjetur mundësinë ta sulmojë edhe nga protesta që po mban tek inceneratori i Tiranës, duke i nxjerrë “akuzat” ndaj tij nga goja e avokates së PD-së së Berishës, Adriana Kalaja.
Ekspertja “e paanshme” e drejtësisë ka nxjerrë si arsyetim vapën pse SPAK-u nuk duhet të niste hetimet ndaj një prej personave më të akuzuar në 30 vitet fundit të politikës shqiptare.
“Nxitojnë me urdhrat e pushtetit, që në pikë të verës, të kërkojnë se kush është shtetasi Ilir Meta apo Ilir Metaj. I del gjumi në Gusht SPAK-ut dhe kush është ai prokurori që guxon t’i shërbejë mafies në pushtet, Sotir Kllapi.
E kemi denoncuar dhe kemi bërë kallëzim, konkretisht për prokurorin Sotir Kllapi, sepse të gjitha kallëzimet tona i bën me mosfillim. Mjafton që të shikojë aty emrin e Edi Ramës dhe të Erion velisë dhe ky zotëria na i bën të gjitha kallëzimet me mosfillim ndërkohë që dosjet të tëra kanë që nga 31 Dhjetori i 2019. Kjo është drejtësi që u investuan partnerët amerikan dhe evropian.” – tha Kalaja.