Detajet: Njëra në zetor dhe tjetri në motor, zbardhen emrat e dy viktimave të aksidentit në Korçë

13 September 2022, 17:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet: Njëra në zetor dhe tjetri në motor, zbardhen emrat e dy
Foto ilustruese

Janë zbardhur emrat e viktimave të aksidentit të regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Zëmblak në Korçë.

Burime bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë shtetasit Arjan Xhuti, 46-vjeç dhe Hatixhe Kulla rreth 58-vjeçe. Ata humbën jetën pas përplasjes së një motori me një zetor.

Mësohet se Arjan Xhuti ishte drejtues i motorit ndërsa Hatixhe Kulla ndodhej në zetor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

"Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K." thuhet në njoftimin e Policisë.


Video