Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e “Golden Resort”

13 September 2022, 14:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg

SPAK ka mbyllur hetimet për Festim Bizhdilin, kopshtarin e resorit “Golden” dhe për Olsi Turjanin, të cilët akuzohen për zhdukjen e Jan Prengës. Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, pas përplasjeve të grupeve rivale për trafikun e Kokainës.

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bizhdili, ndërsa për Olsi Turjan kërkon dënim me 3 vite burg. Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim. Mësohet se vendimi do të shpallet me datë 29 shtator nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se dy vite trupi i tij nuk është gjetur.

Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.  


Video