Atentati ndaj Trump, dorëhiqet drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan

23 July 2024, 17:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Trump, dorëhiqet drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle

Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan ka dhënë dorëheqjen pas kritikave për menaxhimin e sigurisë së ish-presidentit Donald Trump.

Kimberly Cheatle u kritikua si nga republikanët por edhe demokratët për dështimin në mbrojtjen e presidentit Donald Trump gjatë atentatit ndaj tij.

Cheatle dha dorëheqjen një ditë pasi bëri një paraqitje të cilësuar si katastrofike para komitetit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, ku ligjvënësit nga të dyja palët sinjalizuan zhgënjimin me paaftësinë e saj për t'iu përgjigjur shumë pyetjeve në lidhje me të shtënat që plagosën Trump dhe lanë të vdekur një pjesëmarrës në tubimin e tij në Butler, Pensilvani.

Në përfundim të seancës, demokrati kryesor i komitetit u bashkua me kryetarin e tij republikan për të kërkuar dorëheqjen e Cheatle.


Video