Shembet ballkoni i apartamentit në Napoli/ Humbin jetën 2 persona, 13 të plagosur!

23 July 2024, 09:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shembet ballkoni i apartamentit në Napoli/ Humbin jetën 2 persona, 13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli, ku si pasojë e shembjes së ballkonit të një apartamenti, 2 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjetër kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Vela Celeste, rreth orës 22:30 të ditës së djeshme.

Mësohet se viktimat janë një 29 dhe një 35-vjeçare, ndërsa 13 persona janë plagosur, 7 prej tyre fëmijë të mitur.

Mësohet se mosha e fëmijëve është nga 2 deri në 8 vjeç.

Autoritetet kanë nisur hetimin e shkaqeve, por besohet se arsyeja e shembjes është një problem i mundshëm strukturor.


Video