Masakër në një shtëpi të moshuarish në Kroaci: Një ish-polic ushtarak vret 6 persona, mes tyre nëna e tij

22 July 2024, 17:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakër në një shtëpi të moshuarish në Kroaci:
Masakër në një shtëpi të moshuarish në Kroaci

Një burrë ka hyrë në një Shtëpi të Moshuarish në Daruvar të Kroacisë dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit.

Për pasojë mbetën të vrarë 6 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Mes viktimave është edhe nëna e tij, veterane e ushtrisë kroate, e lindur në vitin 1973.

Pesë të vdekurit e tjerë janë banorë të shtëpisë së të moshuarve dhe punonjës të institucionit.

Të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ende ndihmë mjekësore.

I dyshuari mendohet se është një polic ushtarak në pension. Ai u largua nga vendi i të shtënave, por policia e kapi atë menjëherë në një lokal pranë objektit.

Autoritetet ende po hetojnë motivin e sulmit.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç.

“Është një paralajmërim i frikshëm dhe një thirrje e fundit për të gjitha institucionet kompetente që të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën në shoqëri, duke përfshirë kontrollin edhe më rigoroz të posedimit të armëve”, u shpreh ai


Video