“Gjithçka inskenim”, konspiracionisti 'analizon' rastin e Faton Hajrizit: Ai duhet të jetë gjallë, Daçiçit nuk mund t'i besohet asgjë

22 July 2024, 15:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Gjithçka inskenim”, konspiracionisti 'analizon'
Arianit Sllamniku / Faton Hajrizi

Konspiracionisti, Arianit Sllamniku ka analizuar rastin e Faton Hajrizit, për të cilën mediat serbe raportuan të premten se është vrarë.

Sllamniku ka dhënë një deklaratë të fortë, ka thënë se “Faton Hajrizi duhet të jetë i gjallë”. Ai ka thënë se lajmit për vrasjen e tij s’i beson edhe për shkak se ai u dha nga Daçiç.

“Burimi i lajmi për mua pikë së pari ka qenë i dyshimtë sepse është prononcuar një person, i cili fare nuk duhet me i besu, pra ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daciç pra njeriu i cili ka qenë zëdhënës dhe zëvendës i Millosheviçit”, tha ai.

“Fatoni duhet me qenë i gjallë, sepse, unë nisem prej parimit të shëndosh, me kokë të ftohët – personi i vdekur quhet personi të cilin e shohim me sy dhe i kryhen ritualet fetare të ceremonisë së varrimit”, tha ai.

“Gjithçka është inskenim, pse autoritet serbe e kapën vetëm profilin dhe jo profilin e plotë të të vrarit – a nuk mund ta rrotullonin trupin e tij për një fotografi si dëshmi”, ka ngritur pikëpyetjen ai.

Intervista e tij për media në Kosovë:


Video