Atentati me KALLASH në Tiranë/ Dyshohet se është vijim i SAGËS së vrasjeve të ‘SANÇOS’ dhe Edmond Papës!

13 January 2024, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me KALLASH në Tiranë/ Dyshohet se është vijim i
Në foto: Grupi i Aleksandër Sadikaj

Vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur në botën e krimit është tentuar të vritet mbrëmjen e sotme teksa lëvizte me makinë tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.

Ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij Smart kur është qëlluar me kallashnikov nga një tjetër makinë në lëvizje.

Mësohet se nga makina e autorëve është qëlluar shumë herë me kallashnikov në drejtim të Smartit me të cilën po lëvizte Zamir Kalemi që ka qenë dhe shënjestra.

Atentati me KALLASH në Tiranë/ Dyshohet se është vijim i
Zamir Kalemi

Aktualisht 40 vjeçari ndodhet në sallën e operacionit dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

SAGA e vrasjeve të 2022

11 qershor 2022 -  Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë.  27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë  muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa, vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 - Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 - Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 - Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’.

Më 12 janar 2024 - Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur. 

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video