Përfshihet nga flakët banesa të Burrel, digjen edhe 4 të tjera

12 January 2024, 21:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët banesa të Burrel, digjen edhe 4 të
Zjarri në Burrel

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në Burrel, ku për pasojë janë djegur edhe 4 banesa të tjera.

Policia tha se zjarri fillimisht ka rënë në banesën e shtetasit S.S.

Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit  janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video