ATENTATI/ Gentian Bejtjas iu plagosën dy djemtë 8 dhe 13 vjeç, njeri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën

4 July 2023, 10:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ATENTATI/ Gentian Bejtjas iu plagosën dy djemtë 8 dhe 13 vjeç,
Gentian Bejtja

Në atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, përveç Alvi Bejtjas, ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i 42-vjeçarit.

13-vjeçari Alvi Bejtja është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar. Ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Policia thotë se Ramazan Sino 29-vjeç, bashkë me nipat e tij Alvi Bejtja,13-vjeç, dhe djali tjetër 8 vjeç (djemtë e Gentian Bejtjas) u qëlluan në oborrin e banesës.

Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Gentjan Bejtja u ka shpëtuar deri më sot, tre atentateve.

 


Video