Gjendet i mbytur 45-vjeçari në Liqenin e Farkës, dyshimet e para

4 July 2023, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i mbytur 45-vjeçari në Liqenin e Farkës, dyshimet e
Liqeni i Farkës

Një 45-vjeçar është gjetur i mbytur në Liqenin e Farkës në Tiranë.

Nga informacionet e para, dyshohet se 45-vjeçari është vetëmbytur pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video