Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Publikohet foto e Ramazan Sinos, 29-vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga atentati që ndodhi pak pas mesnate në fshatin Larushk në Krujë, i cili kishte shënjestër Gentian Bejtjan.
I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i këtij të fundit Alvi Bejtja si dhe një fëmijë tjetër. Ramazan Sino është kunati i Gentian Bejtjas.
Autorët kanë qëlluar nga dy lloje armësh me breshëri në derën kryesore të oborrit, nga një distancë rreth 35-40 metra.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gati 25 gëzhoja. Sipas burimeve mësohet se autoret kanë bërë pritë, ku e kanë pritur disa minuta jashtë banesës.