Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy vëllezër

3 July 2023, 21:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Unazën e Madhe të Tiranës, në Sauk.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motorin me drejtues shtetasin K. J.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video