Vrau 8-vjeçarin, dënohet me burgim të përjetshëm Klodian Çalamani

3 July 2023, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau 8-vjeçarin, dënohet me burgim të përjetshëm
Në foto: Klodian Çalamëni dhe viktima, Mateo

Gjykata ka dënuar me burg të përjetshëm Klodian Çalamanin. Ai u shpall fajtor për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiut, në 16 nëntor 2021.

Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta.

Kujtojmë se nga hetimet, rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallëzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari Klodian Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.

 


Video