Mund të ndodhte një masakër/ Atentatorët e Gentjan Bejtjas qëlluan drejt oborrit të shtëpisë të mbushur me gra e fëmijë

4 July 2023, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mund të ndodhte një masakër/ Atentatorët e Gentjan Bejtjas
Foto montazh

Zbardhet Dinamika e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes, ku si pasojë humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino. Autorët kanë qëlluar pa mëshirë drejt objektivit, edhe pse aty ka pasur fëmijë, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur.

Familja ka qenë e gjitha në oborr, ku përveç Bejtjes e viktimës, aty kanë qenë edhe fëmijë e gra. Ata kanë qenë te gjithë në derën e brendshme të oborrit të banesës.

Ndërsa autorët kanë qëlluar nga dy lloje armësh me breshëri në derën kryesore të oborrit, nga një distancë rreth 35-40 metra.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gati 25 gëzhoja. Sipas burimeve mësohet se autoret kanë bërë pritë, ku e kanë pritur disa minuta jashtë banesës.

Në momentin që ka hyrë makina e kunatit dhe Begja ka dal në oborr ata kanë qëlluar me breshëri, më pas autorët kanë hyrë sërish në ambientet e brendshme të shtëpisë dhe kanë qëlluar objektivin.

 


Video