I doli emri në listën e aktivistëve të PS, reagon kreu i KLP

8 February 2023, 19:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I doli emri në listën e aktivistëve të PS, reagon kreu i KLP
Alfred Balla

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka reaguar lidhur me citimin e emrit të tij në të ashtuquajturën listë të aktivistëve të Partisë Socialiste në aplikacionin “Akt1visti”.

Kreu i KLP-së shprehet se “nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson”.

Balla shton se “anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit”.

Balla inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë që “të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të”.


Video