"Hajdeni më vonë", vonesa me hapjen e qendrave të votimit në Fier, Subashi: Nuk janë paraqitur komisionerët e PD-së

14 May 2023, 09:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hajdeni më vonë", vonesa me hapjen e qendrave të
Armando Subashi

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Fierit, Armando Subashi, pasi ka votuar, ka konstatuar disa problematika mbi procesin e votimit.

Sipas Subashit në disa qendra, votimi ende nuk ka nisur për shkak të mungesës së komisionerëve nga PD-ja zyrtare.

Subashi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ju janë drejtuar këtyre qendrave dhe nuk kanë ushtruar dot të drejtën e tyre, të rikthehen për të votuar në një moment të dytë. Sipas socialistit në Fier pritet që të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në zgjedhje.

“Më vjen pak keq se në disa qendra votimi, për shkak të komisionerëve të PD-së ende nuk ka filluar votimi. Bëhet fjalë për komisionerët e caktuar nga PD zyrtare. Kjo ka bërë që një numër njerëzish të largohen, në këtë rast dua që ti bëj thirrje qytetarëve që të rikthehen në vijim, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Problemet më të mëdha kanë qenë në qytet, dhe më pak në zonat rurale”, u shpreh Subashi përpara gazetarëve të pranishëm.

Disa prej qendrave të votimit ku nuk ka nisur ende procesi në Fier:

3027 mungojnë 2 anëtarë

3026/1 mungon 1 anëtar

3026 mungojnë 2 anëtarë

3027/1 mungojnë 2 anëtarë

3027/2 mungojnë 2 anëtar


Video