Celibashi shkon për të votuar që në 7:00, por has probleme me aparaturën e identifikimit elektronik

14 May 2023, 07:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Celibashi shkon për të votuar që në 7:00, por has probleme
Kreu i KQZ shkon për të votuar

Që në orën 7:00, Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u paraqit në qendrën e votimit në shkollën ‘Dëshmorët e Lirisë’ për të votuar, por hasi fillimisht një problem me aparaturën e identifikimit elektronik.

"Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon", ka thënë Celibashi. 

 


Video