Zgjedhjet/ Probleme me pajisjet e identifikimit thuajse në të gjitha qarqet

14 May 2023, 07:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet/ Probleme me pajisjet e identifikimit thuajse në të gjitha
Qendër Votimi

Votimi ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të ditës së sotme, por pothuajse në të gjitha qarqet janë hasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.

Deri më tani nuk ka nisur votimi në dhjetëra qendra votimit dhe shkak është bërë problematika në pajisjet e identifikimit.

Raportohet për problematika në Vlorë, Fier, Durrës, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. Nëse pajisjet e identifikimit elektronik nuk do të nisin të punojnë, pritet që në disa qendra, votimi i qytetarëve të nisë në mënyrë manuale. 


Video