Goditi me gurë arbitrin, arrestohet 50-vjeçari në Delvinë

30 October 2022, 22:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditi me gurë arbitrin, arrestohet 50-vjeçari në Delvinë
Ilustrim

Një 50-vjeçar në Delvinë është arrestuar nga policia pasi goditi me gurë arbitrin e ndeshjes Delvina-Elbasanit, e vlefshme për Kategorinë e Dytë.

50-vjeçari me iniciale T.P. nga Delvina hodhi gurë në fushë nga lartësia e një pallati pranë stadiumit “Panajot Pano”, duke i shkaktuar dëmtime arbitrit Xh.A.

Ky i fundit mori ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u largua.

Materialet i kaluan  Prokurorisë për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.


Video