Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me Spartak Dyrmishin, i cili akuzohet për përdhunimin e një 38-vjeçare greke në stacionin e autobusit “Paleo” në Athinë.
Ai dyshohet se fshihet në Shqipëri dhe burime për mediat bëjnë me dije se Dyrmishi është futur në territorin tonë përmes pikës kufitare të Kakavijës më 27 Tetor. Mësohet se ai ka qenë i shoqëruar nga dy persona nga Fieri, të cilët e kanë kaluar duke e futur në territorin shqiptar.
Spartak Dyrmishi dyshohet se fshihet në qytetin e Vlorës, vendlindjen e tij. Policia ka siguruar si provë materiale ADN-në e të kërkuarit në makinën e një 14-vjeçareje, të cilën tentoi ta përdhunonte 3-orë përpara se të realizonte abuzimin seksual me 38-vjeçaren ën stacionin e autobusit.
Dje, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Sipas mediave greke, autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet, ndërkohë që deri më tani raportohet se për kapjen e tij ka një mobilizim të madh nga forcat e Policisë së Shtetit.
"Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste dhunimesh (të tentativa dhe të kryera) ndaj dy femrave vendase, të kryera në orët e para të mëngjesit të orës 10. -23-2022 në zonën e Paleou Faliros u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme. Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim. Kërkimet për të vijojnë." thuhet në njoftimin e Policisë greke.