Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në doganën e Tushemishtit, pasi në makinën me të cilën udhëtonin, u janë gjetur 139 copë troftë të Ohrit me peshë totale 90 kg.
Në pranga janë vënë shtetasit E. Sh., 22 vjeç dhe M.A., 25 vjeç, të cilët akuzohen për tregtim të paligjshëm të peshqve.
"Sot (30.10.2022), pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra paraprakisht, zyrtarë policorë të Seksionit për Krimin Ndërkufitar Ohër dhe Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrjen e Kufirit Stenjë kanë ndaluar E. Sh. (22 vjeç) dhe M.A. (25 vjeç) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tipit "Nissan" me targa kombëtare shqiptare janë gjetur 139 copë troftë të Ohrit me peshë totale rreth 90 kg, të cilat ishin objekt i tregtisë së paligjshme nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E.Sh. dhe M.A. janë ndaluar në stacionin e policisë në Stenje dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të ngrihet padi e duhur" njofton Policia.