EMRAT/ Makina përplaset me shtyllën në Librazhd, 2 të plagosur, njëri niset me helikopter drejt Tiranës

30 October 2022, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Makina përplaset me shtyllën në Librazhd, 2 të
Helikopteri

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fushë Studën të Librazhdit. Mësohet se një makinë është përplasur me një shtyllë dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy rinj.

Burime bëjnë me dijes e të plagosur kanë mbetur shtetasit Brian Dosku, i cili në gjendje kritike është dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranës.

I plagosur ka mbetur dhe shtetasi Baki Sejdini, i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje


Video