Roja vdes në krye të detyrës në Vlorë, çfarë dyshohet

30 October 2022, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roja vdes në krye të detyrës në Vlorë,
Foto ilustruese

Një person është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat në Vlorë. Viktima është shtetasi H. A., rreth 70 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të pasdites së sotme, në lagjen “1 Maji”. Dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video