“Dragoi” shqiptar, mediat greke: Spartak Dyrmishi prej 2 vitesh i ndarë nga gruaja, dhunonte edhe nënën e tij

30 October 2022, 21:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dragoi” shqiptar, mediat greke: Spartak Dyrmishi prej 2 vitesh i
Spartak Dyrmishi

Mediat greke i janë kthyer edhe njëherë rastit të 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi, i cili akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në afërsi të një stacioni autobusi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje 45-vjeçari shqiptar prej dy vitesh ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte në zonën e Paleo Faliro së bashku me nënë e tij.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka patur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur. Madje në shumë raste ai ki ushtruar edhe dhunë kundër nënës së tij.

45-vjeçari shqiptar kërcënoi me një thikë shtetasen greke dhe më pas e përdhunoi atë. Policia vendase raporton se si mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë, ndaj tij është lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar.

Ai dyshohet se fshihet në Shqipëri dhe burime për mediat bëjnë me dije se Dyrmishi është futur në territorin tonë përmes pikës kufitare të Kakavijës më 27 Tetor. Mësohet se ai ka qenë i shoqëruar nga dy persona nga Fieri, të cilët e kanë kaluar duke e futur në territorin shqiptar.

Spartak Dyrmishi dyshohet se fshihet në qytetin e Vlorës, vendlindjen e tij. Policia ka siguruar si provë materiale ADN-në e të kërkuarit në makinën e një 14-vjeçareje, të cilën tentoi ta përdhunonte 3-orë përpara se të realizonte abuzimin seksual me 38-vjeçaren ën stacionin e autobusit.



Video