Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajtur “Homeland Justice” kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e automjeteve të shqiptarëve.
Në database-n e publikuar prej tyre janë të dhënat si targat, lloji i automjetit, ngjyra, kapaciteti, emri dhe mbiemri i pronarit së bashku me adresën ku qendron dhe ajo që e bën më të rëndë situatën është publikimi dhe i numrave të shasisë. Të dhënat janë të ndara më vete.
Dyshohet se këto të dhëna ata i kanë marrë nga institucionet shtetërore përmes hakerimit.
"Për të mbështetur popullin tonë, ne nuk do të lejojmë që komunizmi të ringjallet në Shqipëri," -shkruan HomeLand Justice në mesazhin e tyre duke publikuar dhe disa foto ushtrie.