Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier!

2 May 2023, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një

Një debat mes fqinjësh për një ballok ka përfunduar në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre të marrë çekiçin dhe ka bërë për spital tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesdite në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku dyshohet se pas një debati që dy fqinjët kanë bërë për një ballkon, janë përfshirë në një sherr, nga i cili ka mbetur i lënduar një 55-vjeçar.

42-vjeçari i identifikuar Ermal Sino, ka goditur me një çekiç fqinjin e tij Qazim Hyka, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Për pasojë 42-vjeçari, i cili është arratisur menjëherë pas konfliktit është shpallur në kërkim. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video