Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani mesditën e sotme brenda banesës së tij në Shkodër.
Dyshohet se autori i krimit të sotëm është Lekë Vuksani. Ky i fundit mësohet se është i afërm i viktimës dhe jetonte me qira në banesën e viktimës Petrit Vuksani.
Mësohet se Petrit Vuksani i kishte shkuar në banesë për t'i marrë lekët e qirasë, por është zënë me Lekë Vuksanin. Pas konfliktit, ky i fundit e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur dhe është larguar nga banesa.
Mësohet se rreth 1 muaji më parë Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”.