EMRI/ Zbulohet identiteti i të vrarit në Shkodër, autori i hyri brenda apartamentit dhe e qëlloi disa herë

2 May 2023, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Zbulohet identiteti i të vrarit në Shkodër, autori i hyri
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e regjistruar mesditën e kësaj të marte në Shkodër. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se autori është futur në pallat, ka hyrë në banesën e Petrit Vuksanit, e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është regjistruar në lagjen "Skënderbeg", pranë varrezave katolike.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, Petrit Vuksani ka qenë i vetëm në banesë. Burime bëjnë me dije se ai është kthyer rreth 1 muaji më parë nga Anglia.


Video