“Do të të vras, do të të kthej në Shqipëri dhe do e paguash”/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, arrestohet 37-vjeçari në Itali (EMRI)

2 May 2023, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do të të vras, do të të kthej në Shqipëri
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu, Besnik Rreshka është dënuar me dy vite burg pasi ka ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

Mësohet se shqiptari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për rreth 5 muaj, përgjatë harkut kohor janar-maj të vitit të kaluar.

“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarje në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj.

Ajo tha se ai e dhunonte pa arsye, ose për xhelozi dhe se pse kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje.


Video