Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka vizituar ditën e sotme Akademinë e Arteve në Tiranë.
I shoqëruar nga aktori i njohur Kastriot Çaushi, i cili është dhe rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë, Glover ka parë ambientet e universitetit dhe ka biseduar me aktorë dhe pedagogë.
Ai ishte veshur me fanellën kuq e zi të ekipit kombëtar të futbollit Shqiptar, me emrin e tij mbrapa. Ditën e djeshme ai vizitoi dhe muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.
Glover ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion, dhe është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion "Lethal Ëeapon", duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci. Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2. Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar.









