Burri e goditi me sëpatë pas koke, gruaja tërheq denoncimin një ditë pas ngjarjes

2 May 2023, 13:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burri e goditi me sëpatë pas koke, gruaja tërheq denoncimin
Foto ilustruese

Ka lënë ditën e sotme ambientet e QSUT-së, 69-vjeçarja Vasilika Budlla, e cila mbrëmjen e djeshme u qëllua me sëpatë pas koke nga bashkëshorti i saj, Qazim Budlla, pas një konflikti në banesën e tyre në fshatin Breg Shkozë të Vorës.

Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe sot ka lënë ambientet e spitalit ku ka shkuar në Vorë për të tërhequr denoncimin për bashkëshortin e saj.

Qazim Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan e tij, pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Mësohet se dhuna në këtë familje është një fenomen që përsëritet mes çiftit.


Video