Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Gjiknuri thekson se përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë.
“Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!
Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë!
Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan Gjiknuri.