Gjendet pa shenja jete turisti në shtegun Theth-Valbonë

16 September 2025, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet pa shenja jete turisti në shtegun Theth-Valbonë

Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.

Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Sipas raportimeve, turisti nuk është gjetur me shenja jete.


Video