Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Tiranë, ku Sindi Allushi, djali i Saimir Allushit, kryetar i njësisë administrative 12, është parë duke dhunuar një qytetar të thjeshtë në rrugë.
Arsyeja e konfliktit nuk dihet ende, ndërsa pamjet tregojnë qartë momentin e agresionit ndaj qytetarit.
Joq shkruan se: “Djali i kryetarit të njësisë 12 Saimir Allushi godet qytetarët e vet. Shteti bën sehir e shqeron deri te makina…”
Video e marrë nga joq:
Ky nuk është rasti i parë që emri i Sindi Allushi lidhet me dhunë.
Më 18 janar të këtij viti ai ka sulmuar një efektiv të forcave Shqiponja në rrugën “Siri Kodra”, pasi më herët ishte ndaluar dhe shoqëruar nga policia për kundërshtim të punonjësit të rendit.
Edhe atëherë ngjarja u mbajt në heshtje dhe nuk u pasua nga një njoftim zyrtar.