
Gazetarja e News 24, Klodiana Lala, ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë, ku një 49 vjeçare që punonte si pastruese në shtëpinë e ish-këshilltares së ish Zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj ka vjedhur shuma të mëdha parash si dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri.
49 vjeçarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi janë arrestuar tashmë nga policia dhe në shtëpinë e tyre janë gjetur afro 500 mijë euro, 8500 dollarë si dhe aksesorë floriri.
Por pyetja që lind natyrshëm nga të gjithë dhe në këtë rast edhe nga gazetarja e kronikës është: A e justifikon zyrtarja e lartë e qeverisë pasurinë e saj?
Postimi i Klodiana Lalës
Nje zyrtareje te rendesishme, me emrin Alda Klosi i jane vjedhur ne banese mijera euro dhe bizhuteri me vlere. Ka nisur prokuroria ndonje hetim nese e justifikon pasurine zonja?
Zonja Klosi aktualisht eshte zyrtare ne Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare. Me heret ka punuar ne Kryeministri si shefe kabineti e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj!