Pastruesja i vodhi qindra mijë euro në shtëpi, nën hetim ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi

8 January 2023, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pastruesja i vodhi qindra mijë euro në shtëpi, nën hetim
Alda Klosi dhe Arben Ahmetaj (Foto -montazh)

Një tjetër shumë e konsiderueshme parash janë sekuestruar sot në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u arrestuan një ditë më parë pasi kishin grabitur 130 mijë Euro në një shtëpi.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të dielë se uniformat blu bënë edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Banesa e grabitur nga nënë e bir i përket ish-zyrtares së lartë në kryeministri, Alda Klosi, konkretisht ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt të cilës i janë marrë miliona lekë dhe sende me vlerë. Banesa të cilën Klosi e kishte marrë me qira, është grabitur në muajin dhjetor, kur kjo e fundit ndodhej në Amerikë.

Sipas mediave, pronarja e banesës, Alda Klosi e cila ishte me pozicion shefe e kabinetit të Ahmetajt është nën hetim nga policia.  


Video