Policia gjen edhe 400 mijë euro të tjera dhe flori në shtëpinë e pastrueses që bënte "kërdinë" me vjedhje

8 January 2023, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia gjen edhe 400 mijë euro të tjera dhe flori në

Ditën e djeshme policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas nënë e bir pasi kishin vjedhur 400 mijë euro dhe disa aksesorë floriri në një shtëpi.

Autorët Rozeta Dobi, 49 vjeçe dhe Havier Dobi 23 vjeç i kishin fshehur lekët dhe aksesorët në tubin e aspirimit.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Inside”.

Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia gjen edhe 400 mijë euro të tjera dhe flori në


Video